Foto e të arrestuarit

Kronikë

Qarkullonte me armë zjarri, kapet në një lokal të Tiranës 48-vjeçari, në pranga edhe një tjetër për moskallëzim

24 Gusht 2021, 10:40| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 10:42

  • Share

TIRANË- Teksa kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete vijon policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona.

Policia pas informacioneve të marra dhe gjatë kontrolleve në një lokal në lagjen “Ali Demi”, organizoi arrestimin e 48-vjeçarin Fatmir Peposhi, pasi mbante një armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Në vijmë, policia ka vënë në pranga edhe 47-vjeçarin Bledar Gjinishi, pasi ishte në dijeni për armën dhe nuk ka treguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?