Kronikë

Qarkullonte me armë e municion luftarak, në pranga 20-vjeçari në Bulqizë

2 Gusht, 10:05| Përditesimi: 2 Gusht, 10:17

  • Share

BULQIZË- Një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete është vënë në pranga në Bulqizë. Ai është ndaluar nga uniformat blu në aksin rrugor Krastë – Bulqizë dhe gjatë kontrollit që i është ushtruar në mjet, i është gjetur e fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë. 

Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit Orgest Grrica u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në kuadër të operacionit “Krasta”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O.G., 20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, kamionçinë, që drejtonte ky shtetas, në aksin rrugor Krastë - Bulqizë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?