Teksa kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri vijon, policia e Shkodrës ka arrestuar një të mitur.
Pas informacioneve të marra dhe kontrollit fizik të ushtruar nga policia, rezultoi se 17-vjeçari banues në lagjen “Kongresi i Përmetit", Shkodër, mbante armë zjarri me vete dhe si pasojë është vënë në pranga.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje"
Komento