TIRANË-Një 24-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi qarkullonte të kryeqytet me armë zjarri me vete.
Forcat "Shqiponja" arrestuan në rrugën “Todi Shkurti”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme personin e iniciale Nj. K., banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sipas policisë, materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
Ne vend te kujdesen per Familien Prinderit etj..Dhe tju krijojne ndonje gje te mire..Meren me Filma te Holliwudit...me Arme .. Rini e pjerdhur .. Do kujtohen me vonese se cfare eshte kjo nje Jete .
Përgjigju