Pistoleta e sekuestruar

Kronikë

Tiranë/ 18-vjeçari “xhiro” në bulevardin “Zhan d’Ark” me armë pa leje në brez

27 Maj, 12:18| Përditesimi: 27 Maj, 15:22

  • Share

Tiranë-Një 18-vjeçar banues në Tiranë është vënë në pranga pasi u kap në flagrancë duke lëvizur me pistoletë.

Policia bën më dije se i riu u arrestua nga uniformat blu në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik,  iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e kishte pa leje.

"Në vijim të aksioneve policore dhe punës së inteligjencës informative, me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë N.1, në kuadër të operacionit “Info”, goditën një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë. Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje", infotmoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?