Mbrëmjen e sotme, avokati i Eurodeputetes greke, Eva Kaili e cila është arrestuar për skandalin e korrupsionit nga Katari kundrejt zyrtarëve të PE-së, tha se klientja e tij ndihej e tradhëtuar nga partneri i saj italian Francesco Giorgi i cili tha se përveç ‘Katar Gate’, gruaja e tij kishte marrëveshje të njëjtë edhe me shtete si Mauritania dhe Maroku.
Në deklaratat e dhëna për mediat avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos ka zbuluar se ish nënpresidentja e Parlamentit Europian është në gjendje të keqe psikologjike për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj saj dhe deklaratave të bëra nga bashkëshorti.
“Nuk do të bëj asnjë deklaratë për thelbin e çështjes. Nesër nuk do të shqyrtohet nëse është fajtore apo e pafajshme, por nëse duhet të lirohet apo të qëndrojë në burg”, ka komentuar më tej avokati, ndërsa shton se Eva Kaili nuk është as e dyshuar e arratisur dhe as nuk ka mundësi të shkatërrojë provat.
Ditë më parë, italiani Francesci Giorgi deklaroi se ai kishte qenë personi që kishte planifikuar të gjithë skemën korruptive për shkak se i duheshin paratë. Ndërsa deklarata e tij e dhënë së fundmi zbulon se ishin bërë takime edhe me ambasadorin e Mauritanisë për të pasur një marrëveshje korruptive njësoj si ajo me Katarin.
Që prej 9 dhjetorit, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion". Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.
Mes katër personave të arrestuar, ndodhet edhe ish bashkëshorti italian i eurodeputetes greke Eva Kaili, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri. Ka qenë gazeta belge ‘Le Soir’ ajo që raportoi fillimish skandalin e Katarit ku ishin bërë përpjekje për të korruptuar deputetin socialist italian i cili ishte anëtar i PE që nga vitit 2004-2009. Dy të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri.