Qazim Laçi te Rizespor

Sport

Qazim Laçi prezantohet te klubi turk, Rizespor paguan 800 mijë euro te Sparta e Pragës

21 Korrik, 12:43| Përditesimi: 21 Korrik, 12:46

  • Share

Qazim Laçi është lojtar i ri i klubit të Rizespor në Turqi. Mesfushori i kombëtares ka kaluar nga Sparta e Pragës në Çeki te një tjetër kampionat, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare. Referuar mediave çeke Rizespor ka paguar 800 mijë euro për kartonin e 29-vjeçarit i cili kishte edhe një vit kontratë me Spartën e Pragës.

Në Çeki Qazim Laçi luajti për 2 vite e gjysmë me Spartën e Pragës ku provoi edhe aventurën në Champions League. Tani pas vizitave mjekësore të kaluara me sukses, Laçi është prezantuar dhe ka nisur stërvitjen me Rizespor.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?