'Që Inteligjenca artificiale të jetë efektive, natyralja duhet të jetë e sistemuar mirë'/ Profesor Kule: Me rëndësi cilësia në mësuesi, jo sasia

9 Shtator, 12:04| Përditesimi: 9 Shtator, 12:49

  • Share

Berat- Nxënësit e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, në Berat, do të ulen sot në bankat e shkollës së re, një prej 25 shkollave të reja të ndërtuara në mbarë vendin. 

Neuro-kirurgu shqiptar Kita Sallabanda që punon në Spanjë dhe Dhori Kule, Dekan i fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle.

Kush ishte çelësi i suksesit të tyre?

“Çelësi i suksesit janë profesorët e nderuar që kemi pasur ne. I kujtoj me cfarë përgjegjësie, dashuri punonin, e transmetonin mesazhin për profesionit e qytetin’ thotë profesor Kule.

E në kohën që jetojmë tashmë dhe të inteligjencës artificiale, roli I mësuesit bëhet edhe më i domosdoshëm.

“Çelësi i suksesit është mësuesi. Në fushën e arsimit, mësuesit e mirë tashmë u është bërë më e përgjegjshme  dhe më e vështirë puna. Që inteligjenca artificiale të jetë efektive është e nevojshme që natyralja të jetë e sistemuar mirë. Dhe inteligjencën natyrale janë mësuesit ata që e sistemojnë” tha Kule.

Prandaj këmbëngul që vëmendja të mos përqëndrohet tek sasia e studentëve për të mbushur degët e mësuesisë por tek cilësia.

“Në fushën e arsimit dhe degët e mësuesisë ndodh një dukuri që ka universitete që nuk po mbushen me degët e mësuesisë. Nuk është problematike. Në shumë vende, Italia e Gjermania profesionet e mësuesit i kanë me destinacion që kur mbarojnë. Dhe kjo është e thjeshtë. Më pak buxhete harxhohen. Dhe nëse është meraku për pedagogët të degës së mësuesisë, nuk mbeten të papunë. U bëjnë trajnim mësuesve ekzistues. E kemi të domosdoshme që degëve të mësuesisë ti japim prioritet. Prioriteti jepet edhe me ndikimet e mira që kanë nisur me pagat, porn ë destinacion në degët prioritare duhet të sistemohen pagat”   tha profesor Kule.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?