'Që kur ishte president filloi të kishte ç'rregullime', Ferdinand Dervishi: Me zvogëlimin e partisë, pashë Metën të kishte probleme

23 Tetor, 22:00| Përditesimi: 23 Tetor, 22:23

  • Share

 

Gazetari Ferdinand Dervishi komentoi në Repolitix arrestimin e Ilir Metës dhe vënien e masës arrest në burg. Sipas Dervishit, Meta e ka pasur këtë sjellje agresive që e shfaqi dhe sot në gjykatë ndaj Dumanit, prej kohësh, që në kohët si president.

'Këta janë të detyruar të bëjnë këtë lloj lufte që unë jam i pafajshëm jam kot për inat të Edi Ramës, amerikanëve, që të mbajë rreth vetes të motivuar njerëzit rreth vetes. Në momentin që i largohen njerëzit janë të humbur. Aty nga qelia Metën do e shikoni, që ajo që ka mbetur nga partia e tyre që ka filluar duke u zvogëlua. Meta që kur ishte president po shikonte zvogëlim e partisë. Dhe filloi të kishte një çrregullim.

E shikoja që atëherë këtë problem. Pakti ishte i heshtur i të treve kundër SPAK. Kemi shumë me të drejtë thonë është i Edi Ramës, ngrenë pikëpyetjen përse gjithë personat që ka çuar në burg nuk janë arrestuar në detyrë por u është lënë kohë të largohen. Thikë me dy presa. Edhe mund të ketë një lidhje. Ka një problem. Hetimi zgjatet në kohë. Ideja është që nuk ndodhin brenda ditës dhe u mor vesh. Kur ka marrë vesh që janë kapur celularët e tij të vjetër për CEZ/DIA. Aty ishte një provë që i thotë Ismailajt më jep 200 mijë euro. Ka në historik.'


Lajmi kryesor:

Meta në burg/ Galdini: Kërcënoi Dumanin si Toto Rina dhe Al Kapone! Muça: Do t'i jap zemër mbështetësve jashtë! Tafani: Bashkë me Berishën prej vitesh kanë fyer gjyqtarët


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?