Bota

‘Që nga kufijtë e temperaturës për ftohjen ose ngrohjen deri te fikja e dritave nëpër vitrinat e dyqaneve’, Spanja miraton masat për kursimin e energjisë

25 Gusht 2022, 20:40| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 20:44

  • Share

Parlamenti i Spanjës ka miratuar dekretin e qeverisë së pakicës për kursimin e energjisë, duke ratifikuar një sërë masash jopopullore në fuqi që nga 10 gushti, që administrata thotë se tashmë ka ulur konsumin e energjisë elektrike.

E prezantuar si pjesë e shtytjes së Bashkimit Evropian për të t’u shkëputur nga përdorimi i gazit rus, kursimet emergjente të energjisë, përfshijnë që nga kufizimet e detyrueshme lidhur me kufijtë e ftohjes ose ngrohjes deri te fikja e dritave në ndërtesat publike dhe në vitrinat e dyqaneve.

Nëse masat, të miratuara me 187-161 vota, do të ndihmojnë Spanjën të përmbushë angazhimin e saj evropian për të ulur përdorimin e gazit me 7 për qind, mbetet për t'u parë, megjithatë, pasi ndërmarrjet kanë përdorur më shumë gaz kohët e fundit pas një thatësire të madhe  dhe prodhimin hidro-elektrik të kufizuar. Masat e mëtejshme priten muajin e ardhshëm, shkruan “Al Jazzera”.

Partitë kryesore opozitare i kanë kritikuar masat si të improvizuara, joefikase dhe të dëmshme për ekonominë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?