Debora Beqiri dhe Victoria Beckham

Kronikë

Që nga Rita Ora e Victoria Beckham...zbulohen fotot e bashkëshortes së shqiptarit që u vra natën e Krishtlindjes në Londër (FOTO)

30 Dhjetor 2019, 17:10| Përditesimi: 31 Dhjetor 2019, 12:18

  • Share

Producenti shqiptar Flamur ‘Alex’ Beqiri që u ekzekutua natën e Krishlindjes në sy të gruas dhe fëmijës ka patur lidhje miqësore me shumë emra të njohur anglezë.

Bashkëshortja e tij Debora ka marrë pjesë në ambjente ku ishin edhe Rita me familjarët e saj.

Gjithashtu qarkullojnë foto të saj me Ritën në një mbrëmje festive dhe me Victoria Beckham në një event.

Nisur nga fakti që Alex ishte producent i shumë vipave në Londër, lidhet me shoqërinë e tij me emra të njohur anglezë.

Gjithashtu ai është edhe vëllai i modeles së njohur Misse Beqiri, e cila është një ndër më të kërkuarat në Angli dhe botë.

Kujtojmë që një nga arsyet që dyshohet për vrasjen e tij është lidhja me një ndër bandat më të mëdha në Suedi, ku ai ishte i përfshirë.

Policia dyshon se vrasja e tij mund të jetë larje hesapesh mes tyre, por akoma nuk është kapur asnjë autor deri më tani.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?