Nga vrasjet me porosi, tek tritoli për krushqinë e prishur, kush është grupi që ekzekutoi Behar Sofinë! Autori punonte bojaxhi

13 Mars 2021, 10:58| Përditesimi: 13 Mars 2021, 17:38

  • Share


Policia ka zbardhur ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia, pak javë më parë në kryeqytet. Në pranga të policisë ka rënë Ernjet Shyti, i cili jetonte me mamanë e tij në Tiranë, dhe ka punuar si bojaxhi në Malin e Zi, ku dhe ishte arratisur pas ekzekutimit të 66-vjeçarit.

Po ashtu policia ka vënë në pranga edhe dy persona nga Fushë-Kruja, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, si bashkëpunëtor të 24-vjeçarit. Bëhet, me dije se është arrestuar Leonard Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë - Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

Ky shtetas në vitin 2014 së bashku me disa persona të tjerë kanë tentuar që të kryejnë një vrasje me porosi, në Bulqisë, pasi kanë tentuar të ekzekutojnë shtetasin me iniciale F.A, kundrejt një pagese.

Po ashtu policia ka vënë në pranga Xhuljano Vishën, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ndërkohë që bashkëpunëtori i katërt është Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, në vitin 2016 kanë vendosur me tritoli një biznes privat në Fushë-Krujë. Kjo për shkak të prishjes së një krushqie.


Lajmi kryesor:

Ekzekutimi i Behar Sofisë, arrestohet grupi i vrasësve me pagesë! Autori: Na premtuan 50 mijë euro! Tradhton 3 bashkëpunëtorët! Policia: Maska dhe rrobat zbuluan killerin (Emrat)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?