Papa Françeku vazhdon të jetë ende nën monitorimin e mjekëve. Sipas njoftimit të dhënë sot nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, Papa kaloi edhe një natë tjetër të qetë.
Në deklaratën e tyre gjithashtu nënvizohet fakti se Ati i Shenjtë po vazhdon me marrjen e oksigjenit dhe fizioterapinë për përmirësimin e frymëmarrjes. Po ashtu theksohet se kryer disa analiza të tjera si dhe mund të lëviz nga shtrati i tij dhe të qëndrojë i ulur në kolltuk. Ndërkohë është bërë me dije se audienca jubilare e një marsit është anuluar.
Dita e sotme në vendin tonë u caktua nga Konferenca Ipeshkvnore si ditë e lutjes për shëndetin e Papës. Ipeshkvijtë shqiptarë u kanë bërë thirrje gjithë besimtarëve të bashkohen në lutje për t’i kërkuar Zotit që Françesku të shërohet sa më shpejt e të kthehet në shërbimin e tij në krye të Kishës universale.
Që prej 14-shkurtit Papa ndodhet i shtruar në spitalin 'Gemelli', Romë, për shkak të përkeqësimit të bronkitit. Më vonë mjekët e diagnostikuan atë edhe me infeksion kompleks të rrugëve të frymëmarrjes dhe penemoni në të dyja mushkëritë.
Komente
