Qeleshja shqiptare mbijeton në Kosovë! Familja nga Prizreni trashëgon zanatin prej mëse 1 shekulli (VIDEO)

7 Shkurt 2021, 14:20| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 14:57

  • Share

TIRANË- Prej më shumë se një shekulli, familja Gjurgjialo në Prizren të Kosovës, merret me punimit të plisit, qeleshes së bardhë tradicionale të shqiptarëve.

Qeleshepunuesi, Naxhi Gjurgjialo e ka trashëguar zanatin nga gjyshi e babai, e më pas ia ka mësuar edhe bashkëshortes së tij Ergylen, me të cilën ka 35 vite të martuar.

Që prej asaj kohe Ergyle nuk kanë ndalur së punuari plisat e të gjitha trevave shqiptare, të cilët pavarësisht ndryshimit të mënyrës së veshjes në jetesën moderne, vijon të jenë të pazëvendësueshme. Megjithatë situata ndryshoi në fillimet e pandemisë COVID-19, kur vendi u fut në karantinë.

Plisi është një kulturë kombëtare që para flamurit ka qenë. Kombi këto ka. Në pandemi, punën e mbyllëm. Nuk punuam fare. Shkuam disa hapa prapa.  Vështirë. Kemi 4 punëtorë. Gjysmën e paguam. Ne jemi mësuar duke punuar",tha qeleshepunuesja, Ergyle Gjurgjialo.

Punishtja e familjes Gjurgjialo në Prizren të Kosovës

Në atelienë e tyre modeste, nuk mungojnë as veshjet kombëtare si dhe aksesorët modern, si çanta e kapele të ndryshme të bëra me lesh deleje, të cilin ato e sigurojnë nga kontinenti i largët, Australia.

"Pas plisit kam filluar të punoj me veshjet kombëtare të grave, burrave dhe fëmijëve. Të gjitha moshave. Mirëpo çfarë është për kokë i prodhojmë. Lënda e parë është leshi i dhenve. Ne nga Kosova nuk e furnizojmë dot. Vjen prej Australisë. Nga Australia në Turqi, ku lahet pastrohet dhe zbardhohet dhe pastaj ne i blejmë nga Turqi i sjellim këtu", tha artizania e plisit.

Plisat, të cilët në Kosovë ende vijojnë të prodhohen në qytetin e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, tashmë përdoren vetëm në raste gëzimesh dhe festash.

Plisat e punuara nga familja Gjurgjialo

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ju lumtë!: 07/02/2021 17:09

    Plisi e Qeleshja me majë, janë trashëgimi kulturore e vazhdimësisë Autoktone të identitetit Pellazgo-Etrusko-Iliro-ArëBër-or

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?