Phil Durst, një nga pacientët që iu nënshtrua ndërhyrjes

Qelizat embrionale të njërit sy mund të shërojnë syrin e dëmtuar

20 Gusht 2023, 09:40| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 09:43

  • Share

Ekspertët thonë se transplanti me qeliza embrionale ofron shpresë për njerëzit me alternativa të pakta ose pa mundësi të tjera. Rezultatet e hulumtimit në fazën e hershme u botuan të premten në revistën “Science Advances” “Përparimet Shkencore” ndërsa vazhdon një studim më i gjerë.

Kjo procedure trajton "mungesën e qelizave formuese limbale", një çrregullim i kornesë që mund të ndodhë pas djegieve kimike dhe lëndimeve të tjera të syrit.

Pacientët pa qeliza limbale, të cilat janë thelbësore për ripërtëritjen dhe ruajtjen e shtresës më të jashtme të kornesë, nuk mund t'i nënshtrohen transplanteve të kornesë që përdoren zakonisht për të përmirësuar shikimin.

Shkencëtarja Ula Jurkunas, mjeke për sytë në spitalin “ Mass Eye and Ear” në Boston është hulumtuesja kryesore e studimit. Në bazë të procesit, thotë ajo, merret një mostër e vogël e qelizave bazë apo embrionale nga syri i shëndoshë dhe rriten në laboratorin e Institutit të Kancerit Dana-Farber në Boston.

Disa javë më vonë, ato transplantohen në syrin e dëmtuar.

Ajo thotë se kjo metodë është më e mirë se procedura që kërkon marrjen e një pjese shumë të madhe të qelizave embrionale nga një sy i shëndetshëm për t'u përdorur në një sy të dëmtuar, çka rrezikon ta dëmtojë syrin e shëndoshë.

Shtresa e kornesë së syrit u shërua tek të gjithë pacientët në studim. Dy pacientë thanë se shikimi i tyre u përmirësua ndjeshëm vetëm nga transplantimi i qelizave embrionale. Një pacient i pestë nuk iu nënshtrua procedurës sepse qelizat e tij embrionale nuk ishin në gjendje të zgjeroheshin ashtu siç duhet, shkruan AP

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?