Policia e Durrësit

Kronikë

Qëllohet me armë drejt makinës së 29-vjeçarit, e kishte të parkuar

15 Tetor 2019, 13:36| Përditesimi: 15 Tetor 2019, 13:43

  • Share

Policia e Durrësit ka njoftuar se në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip "Volswagen", i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç.

Shqiptarja.com mëson pronari e ka konstatuar në mëngjes kur ka shkuar te mjeti. 29-vjeçari ka bërë denoncim në polici. Drejtuesit e policisë thonë se kemi të bëjmë me një djalë korrekt pa probleme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ku po kontrollohen kamerat e sigurisë të objekteve aty pranë.

Motivet janë ende të paqartë, ndërsa dyshohet se makina mund të jetë qëlluar nga persona të pirë që kanë qëlluar ose kanë gabuar objektiv.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?