LEZHË- Një 34-vjeçar ka njoftuar policinë se ditën e sotme drejt tij është qëlluar me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 34-vjeçari është identifikuar si Alfred Gjoka, i cili është punonjës pranë hidrovorit të Lezhës.
Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin po udhëtonte ka pësuar dëme të vogla materiale.
Ende nuk dihen arsyet përse është qëlluar në drejtim të 34-vjeçarit, po policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si edhe janë sekuestruar pamje filmike.