TIRANË-Policia e Tiranës njofton se ka marrë një denoncim, se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të një banesë.
Sipas denoncimit që është bërë nga i zoti i shtëpisë, ngjarja ka nodhur gjatë orëve të natës, në fshatin Lundër. Shkaqet e ngjarjes ashtu sikurse edhe autorët nuk dihen, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj.
“Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.