Qëllohet me armë zjarri pranë shtëpisë një 50-vjeçar në Selenicë, autori ishte maskuar me kapuç

15 Maj 2020, 13:45| Përditesimi: 15 Maj 2020, 20:19

  • Share

SELENICË-Një person është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme. I plagosuri është Jetnor xhaferraj 50 vjeç. Policia thotë se ai është qëlluar pranë banesës së tij me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve të Report Tv nga grupi hetimor mësohet se autori qw ka qëlluar ka qenë i maskuar me një kapuç në kokë.

Autorët dyshohet se kanë qenë dy në lëvizje me një fuoristradë dhe e kanë ndjekur shënjestrën duke e qëlluar në breshëri, por fatmirësisht e ka kapi vetëm një plumb. Atentati ka qenë i organizuar, u ndoq. 50-vjeçari është me precedent penal dhe pista kryesore që po hetohet është e kaluara e tij.

Policia ka shoqëruar 6 persona, dëshmitarë dhe që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa po hetohet në pistën e konflikteve të vjetra të familjes Xhaferri.. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka rrethuar zonën për shkuar në gjurmët e autorit. 

Policia te Spitali i Vlorës ku ndodhet i plagosuri

Komento

Komente

  • Turi: 15/05/2020 15:33

    Hahahah po ti ore nga je me origjine o Vlora hahahah

    Përgjigju
    • miko: 17/05/2020 01:25

      po ti turi i hysnes je

  • Vlore: 15/05/2020 13:52

    Ja keta fshatarë qelbene Vloren

    Përgjigju
    • Rimi kuc: 15/05/2020 20:19

      Po fshatar je dhe ti,ku ka vlora qytetar.. rrace cobanesh jeni te gjithe..

  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?