Kryetari i bashkisë në Filipine, Antonio Halili

Bota

Qëllohet për vdekje me snajper kryebashkiaku në Filipine/EMRI

2 Korrik 2018, 16:08| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 16:52

  • Share

Kryetar i bashkisë në Filipine, Antonio Halili, i cili fitoi famë për ekspozimin e personave të arrestuar për drogë u qëllua dhe u vra nga një snajper në një ceremoni të ngritjes së flamurit në sallën e qytetit Tanauan sot në mëngjes, raporton CNN.

Kryetari i bashkisë Tanauan, Antonio Halili u vra nga një goditje e vetme në gjoks nga një sulmues i panjohur, tha komandanti i policisë, Renato Mercado për CNN, në një goditje të kapur në video ku tregoi skena të panikut pas gjuajtjes.

Në video, Halili shihet duke qëndruar në një linjë me punonjësit e qeverisë, ndërsa flamuri është ngritur dhe pjesëmarrësit filluan të këndojnë himnin kombëtar.

Ndërsa kamera largohet për të filmuar një grup tjetër, dëgjohet një goditje e vetme, e ndjekur nga britmat dhe zëri i një gruaje, duke thënë “oh my God” në anglisht. Ndërsa viktima nuk shihet në kamerën, pasi është shkrepur arma, përmbajtja e videos mund të jetë shqetësuese për disa shikues.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?