Autori dhe arma e krimit

E kapi pa autorizim dhe e gjobiti! Korçari qëllon me thikë në fytyrë policin

24 Prill 2020, 12:51| Përditesimi: 24 Prill 2020, 14:10

  • Share

Brenda 24 orëve shënohet ngjarja e dytë kriminale në qytetin e Korçës. Një efektiv policie është plagosur paraditen e sotme me thikë nga një 48-vjeçar. Polici i rendit i plagosur është Spartak Zotka. Ai nuk ishte në detyrë në momentin që u qëllua.

Zotka ishte duke ecur në pedonale në momentin që 48-vjeçari me inicialet I. F. i ka dalë përpara në befasi duke e qëlluar në fytyrë. Shkak i plagosjes sipas policisë është fakti se polici e kishte gjobitur qytetarin dy ditë më parë, pasi e kishte kapur duke lëvizur në këmbë pa autorizim. Në shenjë hakmarrje, 48-vjeçari tentoi ta vrasë duke e qëlluar me thikë në fytyrë.

Gjendja shëndetësore e policit paraqitet e mirë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Autori është arrestuar nga policia, ndërsa i është sekuestruar edhe thika me të cilën qëlloi efektivin. Mbrëmjen e djeshme po në Korçë, fqinji vrau pas sherrit për dritën e shkallës një 67-vjeçar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 25/04/2020 08:39

    Shikojani surratine ç fshatarë eshte

    Përgjigju
  • Tutu: 24/04/2020 15:50

    Gjesti i denushem pi keta policet e sotem nuk kane lidhje fare me detyren qe duhet te kryejne... behen si cuba me pozicionin qe i jep ligji.. policet gjithmone kane qene dhe jane shites ambulant te ligjit... gjobit kembesorin se doli paleje... dilni te unaza e re te takoni nja 500 vete pa leje po nuk i gjobit njeri vetem i keshillon... gjoba duhet te vihet kur nuk ke maske ose nuk mban distancen e sigurise... po policet jane te gjithe fshatare dhe nuk kane haber nga qyteterimi..

    Përgjigju
  • Maliqi: 24/04/2020 14:43

    Tipike al’la shqiptarshe... ja tregoj une atij ((mua)) me gjobiti ai ... xaxaaa

    Përgjigju
  • Sssss: 24/04/2020 14:12

    Njerzit jan pa buk ky i ve dhe gjob normale q ashtu do reagoj

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/04/2020 13:11

    Eshte fshatar ai qe vepron keshtu, jo qytetar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?