Qëlloi bashkëmoshatarin me armë gjahu për kullotën, policia arreston 22-vjeçarin në Delvinë

27 Qershor 2020, 09:53| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 09:58

  • Share

Policia e Sarandës ka mundur të vendosë në pranga shtetasin E. M, 22 vjeç banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme për shkak të një konflikti për kullotën ka plagosur 21-vjeçarin L. K, i cili ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes autori u përpoq të largohej, por pas disa orësh është vënë në pranga nga policia në qytetin e Delvinës ku edhe i është sekuestruar arma e gjahut, me të cilin qëlloi 21-vjeçarin.

Tani 22-vjeçari do të përballet në gjykata për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/06/2020 23:06

    Ne U.S.A.barinjte ose fermeret qe mbajne kope me kafshe I paguajne shtetit taksen e kullotes,besoj se ne Shqiperi as e kane idene e nje takse te tille e do tmerroheshin n.q.s.shteti do bente nje ligj te tille.Per kete takse morra vesh kur shteti amerikan I konfiskoi kafshet para pak vitesh nje fermeri qe se kishte paguar por qe dhe ishte nga ata qe jane kunder qeverise.U be goxha konflikt e qendese si nga federalet ashtu dhe nga fermeri dhe perkrahesit e tij.Konflikti u zgjidh ne fund,por e imagjinoni tu thuash shqipove se duhet te paguani takse kullote?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?