Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë

Goditi bashkëshorten me thikë, Gjykata e Tiranës lë në burg 52-vjeçarin Jakup Shahu! Në seancë shprehu pendesë: Nuk doja ta qëlloja

25 Maj, 13:02| Përditesimi: 25 Maj, 13:12

  • Share

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest ne burg për 52 vjeçarin Jakup Shahu, i dyshuar për veprën penale vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë, në dëm te bashkëshortes Edlira Shahu.

Gjatë zhvillimit të seancës 52 vjeçari ka shprehur pendesë, "nuk doja ta qëlloja, por u nxeha, e qëllova në debat e sipër". 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e datës 23 maj në banesën e çifiti, në rrugën 'Xhanfize Keko' në kryeqytet, teksa 52-vjeçari qëlloi Edlirën bashkëshorten me thikë në qafë dhe në shpinë. 

Organi i akuzës ka relatuar para gjykatës së Edlira Shahu është në gjendje të rëndë si pasojë e 3 goditjeve me thikë që ka marrë, njërën plagë e ka në qafë.

52 vjeçari ka qenë i dënuar edhe me herët për vrasje, pasi në vitin 2011 ka qëlluar për vdekjen 28-vjeçarin Arjan Mejdani.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?