BERAT- Luftim Tërpëllari 34-vjeç është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në drejtim të një banesë në Skrapar.
Ngjarja ka ndodhur në datë 20 gusht rreth orës 23:00, në një banesë në fshatin Potom. 34-vjeçari ka qëlluar me armë drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së këtij shtetasi.
Burime bëjnë me dije se Luftim Tërpëllari kishte kërkuar për nuse vajzën e 61-vjeçarit, por ky i fundit kishte refuzuar
Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u sekuestruan nga Policia në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Ja dhe nje tjeter gjytyrym qe nuk meriton te shumohet
Përgjigju