Foto ilustruese

Kronikë

Qëlloi me armë gjahu në drejtim të mjetit të kushëririt, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

13 Qershor 2020, 09:35| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 09:37

  • Share

TIRANË- Arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar, pasi qëlloi me armë gjahu në drejtim të mjetit të kushëririt të tij, pas një konflikti të rastit.

Atij i është sekuestruar arma e gjahut, çifte dygrykëshe, një sasi fishekësh, 2 automjete dhe 2 armë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh.

I arrestuari është Arbjond  Goga, 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjeherë në banesën e tij dhe ka marrë një armë gjahu të cilën e posedonte me lejen e gjyshi t të tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të A.D.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë", "Kanosja" dhe "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?