Qëlloi me armë në mbledhjen e Rithemelimit në Laç, lirohet nga qelia Van Rica! Gjykata cakton detyrim paraqitje

2 Dhjetor 2022, 13:02| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 13:25

  • Share

Gjykata e Kurbinit cakton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Van Ricën, pavarëisht se prokuroria kishte kërkuar arrest me burg. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” pasi qëlloi me armë zjarri pas konfliktit me nënkryetarin e degës së Rithemelimit Kastriot Marku.

Kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatët e primareve me 4 dhjetor u bë shkak i konfliktit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës (28 nëntor) gjatë një takimi të kësaj force politike dhe sipas burimeve Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. 53-vjeçari Rica rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç, çka shpjegon edhe pse ai dispononte një armë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qazimi: 02/12/2022 17:08

    Heren tjeter qello ne shenje qe te marresh ngritje ne detyre

    Përgjigju
  • Miku: 02/12/2022 14:18

    Detyrim paraqitje per armembajtje pa leje? Pale qe paska qellu, dmth eshte fubksionale. Ec e merre vesh si do ta arsyetojne vendimin

    Përgjigju
  • Obobo: 02/12/2022 13:32

    Po ajo arma me leje ishte ??? Se vetem per arme esht 7 vjet minimumi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?