Qëlloi me armë zjarri në Babrru pas sherrit me një të ri, shpallet në kërkim 26-vjeçari! Arrestohet shoku i tij që e ndihmoi të largohej

19 Mars 2022, 10:50| Përditesimi: 19 Mars 2022, 10:52

  • Share

26-vjeçari Benard Hoxha është shpallur në kërkim nga policia, pasi një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në ajër në Babrru të Tiranës, duke kanosur shtetasin A.P, pas një konflikti ndërmjet tyre. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shoku i tij Leonard Steaj, 21 vjeç, i cili e ndihmoi që të largohej. Ngjarja u regjistrua dje në mesditë, ku pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A.P, i riu ka qëlluar nga makina, për të kanosur të 18-vjeçarin.

26-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 21 vjeç, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. H., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Shtetasi B. H., pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, ndërsa shtetasi L. S., e ka ndihmuar atë të largohet.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?