Qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 29-vjeçari në Kuçovë! Një 21-vjeçar nën hetim pasi iu gjet kanabis në shtëpi

28 Shkurt 2022, 09:52| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 09:59

  • Share

Policia e Beratit në kuadër të operacionit të koduar 'Mesnata', ka arrestuar një 29-vjeçar ndërsa një tjetër është nën hetim. Mësohet se Franko Brisku është arrestuar nga blutë e qytetit pasi në ka qëlluar me armë zjarri në ajër në Kuçovë.

Sipas raportimeve, në banesën e 29-vjeçarit policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

Në kuadër të këtij operacioni, Kastriot Lezo, 21 vjeç është nën hetim nga autoritetet pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike, kanabis sattiva dhe disa fishekë luftarakë.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MESNATA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike. Operacioni u realizua si rezultat i punës së Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat.

Qëlloi me armë zjarri në ajër, kapet dhe vihet në pranga autori. Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë. Në vijim u procedua dhe një shtetas tjetër pasi shërbimet e policisë i gjetën në banesë një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe disa fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në periferi të Kuçovës, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Sapo u morën informacionet në rrugë operative, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “MESNATA", ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 29 vjeç, banues në lagjen "11 Janari", Kuçovë.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, proceduan penalisht shtetasin K.L., 21 vjeç, banues në lagjen "11 Shkurti", Kuçovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe disa fishek luftarakë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?