Qëlloi me kallashnikov në ajër pranë banesës së të afërmve të tij, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë (EMRI)

19 Dhjetor 2023, 14:22| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 14:31

  • Share

Një 27 vjeçar në Tiranë i cili hapi panik në fshatin Zaranikë të Tiranës duke qëlluar me armë zjarri në ajër, është arrestuar nga policia.

Në kuadër të operacionit "Sundimi i Ligjit", në pranga ka rënë Dhimitri Thomollari, banues në Shkozë. Ky i fundit akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të banesës së të afërmve të tij. Gjatë kontrollit të bërë në një ambient në afërsi të kësaj banese, policia gjeti armën e zjarrit kallashnikov, dy krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?