Kronikë

VIDEO/ 61-vjeçari kërcënon vëllanë, momenti kur qëllon me kallash në ajër në Paskuqan! I dhunoi vajzën

10 Qershor, 10:23| Përditesimi: 10 Qershor, 11:39

  • Share

Tiranë- Një 61-vjeçar i cili ka qëlluar me automatik në ajër për të kërcënuar vëllain e tij, pasi i dhunoi të bijën është arrestuar në Paskuqan.

Në pranga ka rënë edhe vëllai i tij, i identifikuar si Adem Marku.

Ndërkohë 61-vjeçari Mazllam Marku, rezulton me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Nga pamjet e siguruara nga efeketivët e policisë është publikuar edhe momenti kur Mazllam Marku qëllon me kallash dhe të shtënat ndihen në zonë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën", informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?