Foto nga vendi ku u plagos 16 vjeçari në Fier

Kronikë

Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier

12 Janar, 14:49| Përditesimi: 12 Janar, 15:00

  • Share

Fier-Një 17 vjeçar në Fier është vendosur në pranga pasi një natë më parë plagosi  me thikë në këmbë një 16 vjeçar.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku është dëmtuar me mjet prerës në këmbë një 16-vjeçar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe pas disa orësh kërkim, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 17-vjeçarit nga lagja "Mbrostar Ferko", Fier", informoi sot policia.

I riu e qëlloi me thikë 16 vjeçarin, teksa ky i fundit po shëtiste qenin në lagjen '8 Shkurti' . 

Fatmirësisht raportohet se 16-vjeçari, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?