Ish-partneri i Klodiana Celos, gruas që qëlloi me 4 plumba mjekun grek për shkak të problemeve me kujdestarinë e vajzës së tyre, tha se gruaja shqiptare ishte obsesive dhe shihte kudo armiq.
Duke folur për mediat greke ai tregoi se Klodiana mendonte se çdo njeri ishte i përfshirë në një plan për t’i marrë vajzën, duke e bërë atë të ngrinte padi ndaj shumë personave.
“Çdo njeri e konsideronte armik. Kushdo që e kundërshtonte atë, gjente belanë, ashtu edhe unë. Ajo ka hedhur në gjyq të gjithë botën, babin e vajzës, gruaja e tij, mua, nënën dhe motrën e saj. Kishte obsesione që i kalonin kufijtë.”, ka thënë ai.
Burri tregoi se me Klodianën janë njohur në fillim të viti 2016, ndërsa tha se edhe e ka mbështetur gjatë periudhës kur mjeku i mori kujdestarinë e vajzës. Burri gjithashtu zbuloi se ajo është shtruar dy herë në spiral për shkak të problemeve mendore, ndërsa shtoi se gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e kohës.
“Fatkeqësisht, Klodiana është shtruar në spital të paktën dy herë. Unë isha partneri i saj dhe një burrë që i qëndrova shumë pranë gjatë periudhës kur babai i vajzës së saj i mori kujdestarinë e vajzës. Në atë periudhë shëndeti i saj mendor u përkeqësua, u bë agresive ndaj meje ashtu edhe ndaj personave të tjerë.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Shqiptarja qëlloi mjekun grek me armë zjarri në bark pas problemeve për kujdestarinë e fëmijës, vajza e tronditur: Mami ngriti armën dhe qëlloi babin
J.GJ./ReportTv.al