Makina me të cilën udhëtonte Fatjon Harusha dhe u qëllua me armë në Shkodër

Qëlloi në drejtim të kushëririt të deputetit të PS/ Arrestohet shkodrani, theu masën 'arrest shtëpie'

30 Qershor 2020, 10:46| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 13:28

  • Share

Qëlloi në drejtim të kushëririt të deputetit të PS, policia arreston autorin e sulmit, i cili ishte një person i dënuar me 'arrest shtëpie'. Në pranga ka rënë shtetasi Gjekson Pusi, 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme në orën 12:30 ku, autori me një motoçikletë ka qëlluar ndaj makinës ku udhëtonte Fatjon Harusha, kushëriri i deputetit të PS Luan Harusha.

Fatjon Harusha i shpëtoi sulmit duke mos pësuar asnjë dëmtim, ndërsa plumbat prekën makinën me të cilën udhëtonte që ishte në pronësi të DPSHTRR. Fatjon Harusha është punonjës në Drejtorinë e Rrugëve në Shkodër dhe makina mbi të cilën u qëllua është mjeti i punës.

Atentati ndodhi në fshatin Kuq në Vukatane të Shkodrës, ku u qëllua në drejtim të një makine në ecje tip 'Hyundai' fuoristradë me targa AA 207 BV.

Nuk dihen ende shkaqet e sulmit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të saj.

Gjekson Pusi është arrestuar në tetor 2019 duke qarkulluar me armë zjarri tip me vete, ndërsa ishte dënuar më parë me 8 vite burg për vjedhje me armë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?