Policia greke, foto ilustruese

Qëlloi për vdekje anëtarin e komunitetit rom, arrestohet shqiptari në Athinë! Konflikti lidhej me pazare droge

15 Shtator 2022, 09:20| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 09:22

  • Share

Policia greke njoftoi se po heton vrasjen “brutale” më 31 korrik të këtij viti, ku një 39-vjeçar, pjesëtar i komunitetit rom u qëllua për vdekje në rrugën Stratigou Makrygianni në Agia Varvara, Athinë.

Pas hetimeve, policia arrestoi një shqiptar i cili dyshohet se është autori i vrasjes në mes të rrugës.

Mësohet se autori dhe viktima janë përplasur brenda shtëpisë, ku më pas kanë dalë në rrugë dhe shqiptari e ka qëlluar 39-vjeçarin me armë.

Burime policore thonë se ngjarja dyshohet të ketë lidhje me mosmarrëveshjet për drogën.

Gjithashtu rezultoi se autori akuzohet edhe për tentativë vrasje me një viktimë mashkull me origjinë shqiptare, i cili u sulmua më 15 korrik 2022 në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës.

Policia identifikoi autorin e dy sulmeve mesditën e së mërkurës, duke e arrestuar, ndërsa vijojnë procedurat e mëtejshme.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?