Prindrit e Aldi Ramës, Rufat Rama dhe Valbona Kolgjini
21-vjeçari Aldi Rama është braktisur nga familja e tij edhe pas vdekjes. Trupi i të riut ndodhet në morgun e Spitalit të Traumës, ku ndërroi jetë pasi qëlloi veten me armë ditën e djeshme, ndërsa as e ëma e as i ati nuk kanë shkuar për të parë trupin e të birit. Aktualisht trupi i të riut është duke iu nënshtruar ekzaminimeve, ndërsa e vetmja që është paraqitur në morg ka qenë tezja e Aldi Ramës, por që nuk ka pranuar të flasë për mediat. Aldi Rama pritet të varroset pasditen e sotme në Durrës, ku jeton e ëma e tij, Valbona Kolgjini, së bashku me të vëllanë, 2 vite më të madh. Valbona Kolgjini dhe Rufat Rama, babai i 21-vjeçarit, janë divorcuar prej disa vitesh, ndërsa Aldi Rama u rrit nga gjyshërit.
Lajmi kryesor:
VIDEO e vrasjes/ Report Tv siguron pamjet e ekzekutimit të policit në Lezhë nga 21-vjeçari Aldi Rama! Policia zbardh dinamikën: 3 të rinjtë na ndoqën! 2 shokët e vrasësit: Po pinim hashash
//ReportTv.al