Lulëzim Masha, pronarit që iu bë atentat

Qëlloi pronarin e shkollës private në Tiranë te Liqeni i Thatë gjatë kohës që po udhëtonte me makinë, kapet pas tre muajsh autori

10 Prill 2022, 17:45| Përditesimi: 10 Prill 2022, 18:12

  • Share

TIRANË-Tre muaj pas atentatit të dështuar ndaj drejtorit të shkollës “Wilson”, Lulëzim Masha, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, është vënë në pranga një 31-vjeçar. Pas hetimeve që kanë zgjatur për disa javë, policia ka identifikuar me prova dhe dëshmi përfshirjen e Skerdi Tasit në ngjarje, ku tashmë i riu është arrestuar. Ai akuzohet për dy vepra penale, “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

31-vjeçari qëlloi me 3 plumba në drejtim të automjetit tip “Mercedez Benz ML”, ku Lulëzim Masha po lëvizte, dy prej plumbave kapën në makinën e 63-vjeçarit.

Administratori i shkollës “Wilson” kishte vetëm pak minuta që ishte larguar nga ambientet e punës dhe krejt i vetëm po zbriste nga Kodrat e Liqenit Artificial. Fillimisht biznesmeni nuk pranoi të bashkëpunoj me policinë për zbardhjen e ngjarjes, por në marrjen e dytë në pyetje ndryshoi mendje, duke treguar se kishte hasur një person që e kishte ndjekur edhe pranë ambienteve të shkollës.

Identifikimi i autorit u bë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në disa zona të ndryshme rreth e përqark Liqenit Artificial dhe dëshmisë së disa personave që u ndodhën aty kur ngjarja ndodhi. 

Komento

Komente

  • Asllan: 11/04/2022 13:29

    Jip doreheqjen Gent Gazheli, eshte problemi i sistemit qe ke ndertuar dhe jo i individit qe u kerkon kafet duke i kercenuar me vendin e punes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?