TIRANË- Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato ka qëlluar me shpullë një të ri, ndërsa Qato ndodhej në aksin Thumanë-Kashar për protestën e banorëve të zonës. Video teka Qato qëllon të riun me shpullë në fytyrë është publikuar në rrjet dhe menjëherë kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar pezullimin e tij nga detyra.
Sipas Policisë së Shtetit, qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja.
Policia sqaron se, dy personat me inicialet E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Për kreun e Rrugores pritet të nis hetimi disiplinor, i cili do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Reagim i Policisë së Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me një video të publikuar në rrjete sociale dhe në media, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, për pezullimin paraprak nga detyra të Drejtorit të Policisë Rrugore Drejtues i Parë Altin Qato.
Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204, pika 2, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit, "Sjellja e rendë diskredituese”. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja. Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.
Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, duke mos lejuar asnjë rast të cënimit të tyre pa u ndëshkuar ligjërisht.
Ndërkohë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të përdoruesve të rrugës që të zbatojnë rregullat dhe udhëzimet e autoriteve policore në rastet kur ka ngadalësim apo bllokim të lëvizjes së automjeteve për arsye të ndryshme.
Po sa shpejt e harruan Agim Shehun kur doli me shkop gome në sheshin Skënderbej duke rrahur qytetarë këta të medjave të Çim Peka , gjithë ai Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Shtetit duke gjuajtur popullin me shkop gome.
PërgjigjuI lumte dora jo me shpulle po ti kish fut ndonje plumb ketyre plehrave qe nuk duan te njohin as ligj as perfaqesues ligjor as uniforme pse nuk bejne si te forte ne shtetet e tjera te botes se ja fusin plumbin edhe para edhe mbrapa plehra . I lumte dora atij policit.
PërgjigjuKjo eshte mosbindja civile qe kerkon Sali Qelbesira qe nuk u ngop duke vrare e prere
PërgjigjuPo shkoni njehere ne USA ju gangsterat katunare dhe kundershtoni policin si te forte dhe hajdeni ne arkivil pastaj per Shqiperi. S,ju vjen zor pezulloni nga detyra nje polic qe u tregoi vendin ca rrugaçeve. Shtet patatinash.
Përgjigju@Blendi. Dègjo zemèr. Je, jo vetèm larg nè kilometra por edhe mè larg nè mèndje. Jeton nè SHBA? OK,,,halli yt. Edhe aty,,nuk èshtè aq kollaj,,,ti hysh me shuplaka gjithsekujt, ok? Qetèsohu xhan dhe mos ha kot tum sepse Altin Qato, nuk èshtè njè SERVICEMAN WITH HONOR por njè gjobèvènès palaço, qè degjeneron çdo uniformè shteti.
Ca Jan keto muhabete mer.te gjith ho mir ja boni jo po kshu e duan.te jem un si Keta cunat se jau garantoj QE Jan te forte se te forteve Su afrohen hic Policet me Ket Video iki ne spital.nji Eko a nji gjo DHA I hedh ne gjyq per demtim shendetesor etj etj.se ka marifete Police Po ka Edhe marifete te tjera.drejtusi policis ne vend te shfaqi profesionalizem Öse qytetari vazhdo me shpulla se e mbron uniforma.po kalu esht Kur I kap mat injorantet sdin ca me Bo e fillojm me shpulla.
PërgjigjuShteti ka per detyre te hetoje ngjarien. Oficeri i policise duhet te pezullohet der sa ngjaria te sqarohet. N.q.se Oficeri i policise ska faj duhet te rikthehet ne pun. Por n.q.se individi ka thyer ligjin e shtetit shqiptar duhet ta bej shembull.
PërgjigjuNe usa jo shpulle por do e kishin ngritur ne ajer ate tipi Por ketu keshtu demoralizojne punonjesit e policise Shpulle dhe shqelma ti kish futur asgje ishte. Po nqs ata do kishin shtypur njeri me makine e benin si te forte. Cdo thoshin Do thoshin ku ishte policia. Cjane keto pezullime per nje shpulle...
PërgjigjuPo ku e paske pa USA-n ti o Ani, që flet kështu??? E ke dëgjuar gabim shoku!!! Në raste jashtzakonisht ekstreme përdoret dhuna nga policia! Aq më pak të goditet qytetari pa asnjë shkak rrezikshmërie!!! Këtu lulëzon droga,korrupsioni e vjedhja sheshit, ky polic u shqetësonka se i ra qytetari borisë??? Nëse në timon do ish ndonjë i fortë ose i pasur, ky polic do ta rrespektonte e do ti hapte rrugën! Për mua duhet shkarkuar( se nuk është rasti i parë që flasin keq për të) Nuk e di si do të veproja po të isha në vend të djalit të dhunuar, por atē pëllëmbë nuk ja falja lehtë!!!
cfare duhet te beje policia ti perqafoji qytetarin kur shan e ofendon,kur kryen manovra me makine ,altin qato na punonjesit me te mire qe ka policia shtetit, kjo eshte demokracia e qofte largut
PërgjigjuÇfarë qeka ky nen, fyerje për shkak të detyrës? Nuk ka pse të gjobitet, është liria e fjalës. Kanosja është tjetër gjë. Do të piip robt nuk është kanosje, do të vras po
Nese je punonjes policie duhet te kesh mesuar se ofendimi per shkak te detyres nuk eshte veper penale por administrative prandaj qytetarit i vendoset gjobe per ofendim dhe nuk kapet me shpulla.Ketu krahasohet polica e X shteti me Shqiperine por duhet te dini qe ligjet e republikes se Shqiperise nuk kane asnje lidhe me keto Shtete.Ketu punonjesi i policise eka mbrojtjen 0 qofte nga abuzimet e eproreve po ashtu dhe nga qytetaret!0 Nese mendon te kunderten te keshilloj te shikosh statistikat se sa police jane larguar me doreheqje keto 4 vitet e fundit dhe do kuptosh qe jemi ne drejtimin e duhur te shkaterrimit te vendit tone Shqiperi
Policia te bente kete qe thote tani. Ti shoqeronte dhe procrdonte penalisht dhe ta godasi Qato skrapardhiu ashtu si nuk goditi dot A. Zotkaj qe i zuri gruan. Qato po te doje te beje box te heqe uniformen dhe te provoje forcen.
N.q.s ka dy para mend z.Rumbullaku nuk do ta largoje nga puna drejtorin,nuk them i lumte dora por sipas vendit dhe kuvendi.
PërgjigjuMe ligj policia perdor force per vetmbrojtje jo per provokime fjalesh. Ne kete rast Gangstieri duhej gjobitur per fyerje ndaj uniformave.
PërgjigjuAman more! Ku ta gjejmë këtë Altinin t'i puthim dorën që goditi një qelbësirë të atij lloji që kanë mbushur rrugët e këtij vendi e që bëjnë ligjin. Altini duhet të dekorohet e jo të pezullohet. Nuk ka si ndodhë ndryshe kur shteti dorëzohet para sjelljeve të rrugaqërisë.
Përgjigju@Doktor. Nga halli e ke edhe ti. Aq ke,aq jep. Je mèsuar siç duket me DRU SI GOMARI NÈ DUHAN, dhe mendon se i duhen puthur duart atij qè tè dhunon. Bjeri vetes mbrapa,,kèrko njè psikiatèr dhe kurohu,,mè beso mua, nuk je mirè nga koka.
O Altin Qato , o horr ! O maskara polic qe je ti! Po ti mor i degjeneruar burre ke ligjin ne dore! Shpullen apo grushtin provoje kur te mos keshe veshur rroben e nderuar e te respektuar te policise! Turp se ç' maskarenjdh kuadro mban ne gjirin e saj policia!Ata dy djemt shkeles te ligjit te denohen maksimalisht, asnje tolerim ! Ne kemi nevoje per rende, jo per polica prepotent apo njerez qe s'duan t'ia dijne per ligjin.
PërgjigjuSot e shkarkon pèrkohèsisht,,3 javè mè vonè e ngarkon pèrgjithèsisht. Uniforma e shtetit, nuk duhet tè tèrhiqet zvarrè nèpèr gjirizet e Qatove apo kujtdoqoftè, qè nuk janè nè gjèndje tè sillen nè pèrputhje me etikèn profesionale. Jemi nè 2024. Boll mè me koncert nè vitin 1936. Policè tè korruptuar, drogaxhinj, kontigjent krimi. Nè thelb, kjo e gjitha quhet shtet i kapur,,,,NGA KRIMI.
PërgjigjuAltin Qatos nuk i falet per pozicionin qe ka, po me shume fajin e ka ai qe e ka nxjerre aty. Nuk del ne rruge drejtori u policise rrugore me hap trafikun o rrumbullak bq.Rrumbullaku han buke me salen e pi te gota e rames. Aq sa heq edhe taulant ballen se nuk e do kush. Sa te varen drejtuesit prej rames gjithe pergjegjesine e ka ai.
PërgjigjuUn te jem si keta policat i hedh uniformen dhe dal ne jete te lire Dhe pastaj ta shohin kete trima qe ofendojn policin qe torturohet nga puna e keqe e ndertuesve te rruges dhe pilitikanet qe nuk i kontrollojn si kan bete cilesin e rruges keta mender bejleret e rinj
PërgjigjuSe ka per her te par shkarkimin,do ta rikthejn prap sic e kan rikthyer ! Ne 2003 Qato ishte drejtues i policis se Lacit,te cilin e kam marr ne telefon ne dark, per ti kerkuar takim per sekuestrimin e makines dhe nje gjob te vendosur,jo si shtet por si band kriminale! Nepermjet nje te treti me derguan fjal ,se per te marr makinen nga komisariati duhet te jepja nje milion lek,po pazari ra ne 450 mij lek sepse ishte e prishur ! Pervec sekuestrimit te makines se parkuar para shtepis,te cilen e moren te rimorkjuar me makinen e policis,me mbajten ne izolim per disa or ne komisariat ! Ishte njeri nga Policet e vjeter te komisariatit i cili me dha numrin e tel te Qatos,duke me then shprehimisht : Me dhimbsesh per edukaten qe tregove ne komunikim,por keta jan kafsh,duke vepru si terrorista per tju ven gjoba te majme tek ata qe dyshojn se kan lek ! Qato me tha se ne oren 8 te mengjesit te pres ne zyr,por sa me pa Polici gjob venes,i coj mesazh Qatos per mos te me pritur ?! Ne fillim me tha se jam ne mbledhje dhe nuk mundem per momentin,e marr nga dreka ne tel dhe i them se jam ne pritje,por me thot se i ka dal nje pun e papritur ?! Cila ishte "puna e papritur : ishte shtruar tek restoranti ne hyrje te Spitalit(100 metra larg Policis) me nje Prokuror dhe po shijonin dreken ! Me largimin e Nanos si kryeminster ,dhe me ardhjen e PD ne pushtet Qato ne mos gabohem ishte ne Shkoder dhe e kan larguar nga radhet e Policis,gjithashtu shkarkohet si gjobvenes edhe shefi i qarkullimit (nga Dibra) i rikthyer ne pun ne Policin e Tiranes,dhe Polici tjeter i Qarkullimit "gangsteri" Martini i cili ishte ne terren per gjobvenie,dergohet roje dige hidrocentrali ne Shkopet .
PërgjigjuJa beri paq jo nje shpulle po njemije se nuk zene ment ndryshe keta horra.Rrugecer e kriminele qe mbushen burgjet plot dhe ua ka fajin policia pastaj, ja beri shuuuuume mire te lumte dora Z.Altin!!
PërgjigjuKa bere mire? Po te ecim me kete logjike atehere opozita ne Shqiperi nuk meriton shuplake por meriton ta qellosh me artileri te rende! Nqs merret per baze gangsterizmi! Por jo! Nuk duhet keshtu! Duhet reagim me profesional! Arrestim e burg! Edhe per kete vagabondin qe ka acaruar policine edhe per opoziten qe acaron qeverine por edhe ambasadat mike te Shqiperise!
Standarti i dyfishte i policise se Shtetiti.Nje punonjes i thjeshte policie u shkarku nga detyra pasi shtyu nje gazetar qe tentoi te futej ne perimetrin e sigurise ndersa ne kete rast meqense ky eshte shoku i drejtorit vetem pezullohet?!Nese do kishte qene thjesht polic i rolit baze me kete veprim do ishte shkarkuar direkt nga detyra.Bolle me 2 standarte Se keni per ti largu dhe ata pak polica qe te kan ngelur…
Përgjigjuky ka dashur plumb jo shpulle nese ka vepruar ashtu "trimi"
PërgjigjuI binin sistemit zanor? Ka ndonje ligj qe mos ti biesh sistemit zanor se do merresh me shpulla? Hajde hajdeee!!!
PërgjigjuNuk ka nevoj me shpulla...vihen prangat dhe futet ne burg nese nuk respekton ligjet
PërgjigjuNgjarja duhet parë me gjakftohtësi dhe e pa' ndarë...!..rrugët janë plot me Psikopatë të droguar...!
PërgjigjuMire jua beni qytetit hero , me shpulla , Hajde popull dele Hajde
Përgjigjupse me e pezullu policin? po sikur ky shtetas te kete ofenduar policin? jane shume gjera kshuqe ,un sjm polic por disa rregulla me policin duhet! ai thot ndalo ti ndalo,ai thot mos i bje boris,mos e bej ,po ne jena pa shkoll amon shajm e xhirojm e vl dmth.
Përgjigjui lumt dora
Polici, sidomos ai me grada te larta drejtuese, duhet te jete shembull i korrektesise. Nese nuk arrin qe te jete i tille, le te ndryshoje pune. Mjaft me police qe bejne gangsterin, sepse nuk eshte shembull i mire.
Ka ligj edhe per fyerjen, kanosjen etj per shkak te detyres. Ndoshta qytetati nuk e di por polici sidomos nje drejtues i larte e ka per detyre ta di. Nuk mund dhe nuk duhet te ushtrosh dhune ose force te pajustifikuar. Edhe ushtrimi i forces duhet te jete proporcional. Ndryshe hiq uniformen dhe provo te godasesh njerez.