Fatmir Meçaj

'Qëlloni mbi civilët', piloti i MIG zbulon urdhrin që mori në 1997: Kur pashë që kishte njerëz zgjodha të kthehem në bazë

10 Shtator, 19:55| Përditesimi: 11 Shtator, 13:56

  • Share

27 vjet pas ngjarjeve komplekse të vitit 1997, një ish-pilot i bazës ushtarake të Kuçovës u nderua nga bashkia e Tepelenës me titullin më të lartë lokal 'Qyetar Nderi' për “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”. Fatmir Meçaj tregon se u urdhëruan të bombardojnë nga ajri depot e armatimit në fshatin Turan të Tepelenës ndërsa zona ishte e populluar dhe brenda depove kishte shumë njerëz të irrituar që po merrnin armë.

“Pasi u dha urdhri të gjithë ishin të emocionuar dhe njëkohësisht mendonin, ç’është ky urdhër në kundërshtim me interesat e popullit. Lufton e mira me të keqen e në këtë rast fitoi e mira sepse ne ishim të detyruar të zbatonim betimin që kishim bërë dhe urdhëri ishte në kundërshtim me betimin prandaj vendosëm të mos veprojmë.

Edhe shokët e mi që u ngritën pas meje të njëjtën gjë bënë. Ne na u dha urdhër që të qëllonim në Turan, mbi depot e Turanit, mbi njerëzit që ishin atje duke marrë armatim. Kur pashë që kishte njerëz u ktheva në bazë. Kolegut tim Agim Matraku që u ngrit pas meje i thashë: pashë, por nuk pashë gjë” pra nuk duhet të veprosh. Edhe ai të njëjtën gjë bëri”, tregon ish-piloti.

Çfarë ndodhi? Në vitin e mbrapsht 97, gjendja politike dhe shoqërore e gjendur në kaos dhe nën ethet e luftës civile, solli një seri pasojash të rënda, çka u desh një kohë e gjatë për t’i shlyer nga memoria, pasojat e së cilës ndihen ende sot në peshën socio-ekonomike të shoqërisë.

Kolonel Fatmiri, i ngarkuar me detyrën e komandantit të regjimentit ushtarak ajror, në bazën e Kuçovës, në një prej atyre ditëve të tmerrit (mars 97) merr urdhër telefonik për të fluturuar me avionin e tij bombardues drejt jugut, me qëllim kontrollin e territorit. Ndërsa pak çaste pasi ai gjendej mbi Tepelenë, ju dha urdhri i dytë për të gjurmuar një autokolonë me mjete civile dhe për ta bombarduar.

Ai e refuzoi urdhrin, duke manipuluar situatën në të cilën ndodhej dhe zbatuar kështu betimin e ushtarakut se: "Do t’i qëndrojë besnik popullit e do të kryejë me nder detyrën ushtarake për mbrojtjen e atdheut pa u tërhequr para asnjë vështirësie dhe rreziku; akt, moral e ligjor."

Ky akt heroik dhe burrëror i tij, si dhe respektimi me ndërgjegje i betimit solemn të ushtarakut, i kushtoi atij karrierën në Shqipëri me shkarkimim nga detyra. Kjo gjë e detyroi kolonelin të largohej më vonë bashkë me familjen drejt Amerikës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ushtari: 11/09/2024 20:48

    me nje fjal ky quhet dezertor se ne nje situat lufte o lufton o dezerton por duan te dalin si heronj tani .por ne 97 kjo nuk ishte asgje se te gjith ushtaraket dezertuan se nuk mund te qellosh drejt popullit tend esht nje urdher qe nuk e zbatojn pothuajse nga te gjith .tani ky na dalka si hero qe nuk zbatoj urdhrin te qelloj popullin e vet .????

    Përgjigju
  • shpellari: 11/09/2024 15:19

    pyetje shume e veshtire kush e dha urdhrin...sali qeni me zhulal zhulsin !

    Përgjigju
  • Alfred: 11/09/2024 13:45

    O popull, asnjëherë nuk keni për të marrë vesh të vërtetën.

    Përgjigju
  • Daku.: 11/09/2024 11:55

    Asnjëherë nuk e treguat se kush e dha urdhrin, kjo ka rëndësi, të tjerat janë merita të pakundërshtueshme.

    Përgjigju
  • ilirjan: 11/09/2024 09:41

    Kush e dha ate urdher KRIMINAL... perse nuk ndiqet ceshtja?! Po kerkojne Kush dha urdher per 21 janarin, a nuk eshte i njejti veprim? Mund te jete edhe i njejti person(berisha) e keshtu behet PERSERITES

    Përgjigju
    • Fitim: 02/10/2024 20:39

      Futja gjumit se te thote partia kur tezgjohesh

  • Bravo: 11/09/2024 08:18

    Te ishte qelluar mbi çdo depo armesh te kohës, do ishin vrarë disa njerëz, por do kishin shpëtuar shumë më shumë.

    Përgjigju
    • I ndjeshmi: 11/09/2024 15:42

      Ama aresye per tu thene, po sikur qoftelarg te kishte qene aty nje person i joti cdo kishe thene......sot armer i blejne nen dore

  • bledi: 11/09/2024 06:38

    ME MIRE TE KA DALE,,KE SHKUAR NE AMERIKE,,VEND ME MUNDESI DHE PARA,,,,,PO TE RRIJE NE SHQIPERI,,MUND LARGQOFTE TE BEJE AKSIDENT ME ATO AVIONE RRANGALLA....

    Përgjigju
  • Mezhgorani: 10/09/2024 23:21

    Ec aty Tepelena heroike. Bravo Fatmir ti je patriot. Ore ai polici e ka gruan apo nashi qe plagosi në koqe atë patronazhistin është i kënaqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?