Kronikë

Qëlluan me armë drejt biznesit në kthesën e Kamzës, policia arreston rojën private

29 Korrik 2020, 09:09| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 09:43

  • Share

Roja private i një biznesi ektroshtëpiakesh në kthesën e Kamzës, që u qëllua dje me armë zjarri nga dy persona, është arrestuar nga policia. Mësohet se roja në fjalë është 46 vjeç dhe quhet Perlat Meshi, ndërsa është edhe dëshmitari i kësaj ngjarje.

Arsyeja e arrestimit të tij është se ai ka parë dy personat ende të paidentifikuar me motor që ndaluan para biznesit dhe më pas qëlluan me armë, por nuk ka lajmëruar policinë. Madje për ngjarjen ai nuk ka njoftuar as eprorët e tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve shtetasit  E.B, i kane gjetur disa fishekë luftarak i cili në përfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendje të lirë.

Ndërkohë për rojen private tani ai do të përballet në gjykatë me akuzat "Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?