Qëlluan me armë efektivët shqiptarë në kufirin me Kosovën, gjykata lë në burg gjashtë shtetasit sirianë! U arrestuan 3 muaj më parë

27 Gusht 2023, 15:18| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 15:26

  • Share

Gjykata e Kukësit pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë, burg pa afat për gjashtë shtetasit sirian, të cilët u arrestuan tre muaj më parë në kufirin me Kosovën, pasi qëlluan me armë drejt efektivëve shqiptarë.

Sipas Prokurorisë së Kukësit, të arrestuarit, 5 sirianë dhe 1 algjerian akuzohen për vrasje të punonjësve të policisë e mbetur në tentativë, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve e municioneve dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Sot ishte afati i fundit i ezaurimit të masës arrest me burg për periudhën tre mujore, ndërkohë që Prokuroria e Kukësit kërkoi caktimin e masës së arrestit, burg pa afat.

Arrestimi i shtetasve sirianë u bë më datën 26 maj 2023, gjatë tentativës së tyre për kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku trafikantë klandestinësh nga vendet e lindjes së mesme qëlluan në drejtim të oficerëve shqiptarë.

Në aksionin e përbashkët të dy vendeve pati shkëmbime zjarri e për pasojë një polic i kufirit mbeti i plagosur në këmbë.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?