Pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Qëlluan me armë në drejtim të 30-vjeçarit në Shkodër, identifikohen autorët dhe shpallen në kërkim

22 Shkurt 2021, 15:21| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 15:33

  • Share

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorët të cilët qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasit Taulant Pepaj.

Burime bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç, Sehar Xhenja, 24 vjeç dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.

Këto shtetas rreth orës 11:50, të ditës së djeshme, në lagjen "Skënderbeg", Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Taulant Pepajt, 30 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. M., 46 vjeç.

Policia njofton se nga veprimet hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm  midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit Taulant Pepajt.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një mjet tip “Audi” dhe një targë që i përket njërit nga mjetet me të cilin janë larguar autorët e dyshuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje ndaj dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative dhe “Armëmbajtja pa leje”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?