Foto ilustruese

Polici i Shqiponjave në kërkim, tentoi të vrasë qytetarin që ndaloi për kontroll në makinë! Fshehu ngjarjen me 2 kolegët

23 Shtator, 21:37| Përditesimi: 24 Shtator, 10:39

  • Share

Një efektiv i Forcave Shqiponja është shpallur në kërkim dhe ndaj dy efektivëve të tjerë është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ pasi rezultojnë të përfshirë në një incident me armë të ndodhur më 8 mars të këtij viti në aksin Tiranë-Fushë Krujë.

Gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për inspektor Rezart Berberi, 34 vjeç, i dyshuar se ka qëlluar në drejtim të një automjeti pasi bashkë me dy kolegët e kishte ndalur atë.

AMP thotë se në tejkalim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, kanë qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të tij, duke vënë në rrezik jetën e dy personave që ndodheshin në mjet. Në vijim, krahas mos-raportimit të ngjarjes tek strukturat eprore, ata kanë tentuar të fshehin provat dhe faktet.

Rezart Berberi akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë ndërsa së bashku me kolegët Elton Dokollari dhe Florian Zeneli akuzohen edhe për   “Falsifikim dokumentash”, “Kallëzim i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

Njoftimi i plotë i AMP-së

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar vendimin e kësaj Gjykate, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal për punonjësit e policisë, efektivë të Seksionit të Forcës së Posacme "Shqiponja":

-Inspektor R.B., 34 vjeç, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Falsifikim dokumentash” dhe “Kallëzim i rremë”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij;
 
-Inspektor E.D., 46 vjeç, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

-Inspektor F.Z., 37 vjeç, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
 
Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur nga hetimet e kryera pas kallëzimit penal të depozituar nga një shtetas, nga ku rezultoi se në datë 8 mars 2024, gjatë kryerjes së shërbimit në segmentin rrugor Tiranë–Fushë Krujë, këta punonjës policie kanë ndaluar një automjet dhe gjatë veprimeve policore, në tejkalim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, kanë qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të tij, duke vënë në rrezik jetën e dy personave që ndodheshin në mjet. Në vijim, krahas mos-raportimit të ngjarjes tek strukturat eprore, ata kanë tentuar të fshehin provat dhe faktet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri arbon: 24/09/2024 12:35

    Atje ke ju, o qelb peshku i modh ke koka,ai vend nuk bohet mo, kriminelat mo të rrezkshmit punojn në shtet,

    Përgjigju
  • I brendshem: 24/09/2024 10:51

    Ky repart eshte nje repart me kalamaj dhe i kane bashkuar ngaqe jane te rinj dhe sduan te tjeret me eksperience te lodhen. Repart me te paditur, te papjekur dhe aspak profesioniste per te menaxhuar situatat. Veprojne gabim dhe nuk kane fare njohuri. Me nje proces gjyqsor po te duash i zhvat nga leket sepse veprojne jo konform ligjit. Te riformatohet dhe te vihsn persona me kompetent

    Përgjigju
  • Ligji: 24/09/2024 10:12

    Perjashtojini nga policia e shtetit edhe keta dy banditet e tjere me uniforme. Perse mase kaq e lehte sigurie per keto akuza??

    Përgjigju
  • Ligji: 24/09/2024 01:07

    Shqiponja eshte nje repart rrugacesh dhe banditesh. Ky repart i inkriminuar deri ne nivelin me ordiner duhet shperbere sa me shpejt, ndryshe policia e shtetit do humbase edhe ate pak fytyre qe i ka mbetur. Rastet e veprimeve kriminale te ketyre horrave me uniforme jane te shumta dhe kane perfunduar me viktima nga ana e qytetareve. Kujtoni te ndjerin Rasha, armen qe hodhen keta horra per te shfajsuar kriminelin e tyre, rasti i fundit te komuna e parisit etj. Cfare presin keta akoma? Pergjwgjesia vjen nga lart poshte.

    Përgjigju
    • Ligji xhungles: 24/09/2024 10:39

      Me thënë të drejtën ktu ekziston ligji i më të fortit... Por sa herë që marrim në telefon policinë, po serdhën në vendngjarje Shqiponjat të duke filluar nga drogaxhiu më i rëndomt e ndonjë i fortë, tallin allatet me policit e tjera si rendi,bashkia, e me kta të krimeve... Sigurisht them nga eksperienca personale....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?