Prokuroria e Fierit ka vënë në akuzë për vrasje me paramendim, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, babë e bir, Ali dhe Afrim Cimili. Po kështu ata akuzohen dhe për amë pa leje.
Gjykata ka lënë në arrest me burg, personin nën hetim Ali Cimili, ndërsa i biri Afrim Cimili është ende në kërkim.
Nga hetimi i kryer në bashkëpunim me policinë u arrit të dokumentohet se më 9 prill, në rrugën dytësore të unazës së autostradës Fier-Vlorë, në drejtim të fshtarave Dërmenas-Sulaj, Afrim dhe Ali Cimili kanë shtënë me armë zjarri, automatik dhe pistoletë, në drejtim të Hysen e Suzana Mërnicës, nënë e bir, të cilët udhëtonin me motor. Si pasojë e kësaj ngjarjeje ka ngelur e dëmtuar, Suzana Mërnica.
Sa i përket motivit, burimet thanë se dy djemtë, Hysen Mernica dhe Afrim Cimili kanë pasur një zënkë në lokalin e fshatit disa muaj më parë, ndaj më 9 Prill Afrimi me të atin tentuan të hakmerren, duke qëlluar mbi Mernicën, i cili fatmirësisht i shpëtoi plumbave, ndërsa nëna e tij mbeti e dëmtuar dhe u trajtua për disa ditë në spitalin e Fierit.
Komente
