Zëvendëskryeministri Erion Braçe

Politikë

‘Qemal Stafa nuk është hero’, reagon Braçe: Është dëshmor i atdheut! Kultura e delegjitimimit te çdo vlere kombëtare duhet te marrë një përgjigje

7 Maj 2021, 13:46| Përditesimi: 7 Maj 2021, 13:51

  • Share

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me deklaratat e ditëve të fundit të cilat pretendojnë se Dita e Dëshmorëve të Atdheut nuk duhet të jetë dita e vrasjes së Qemal Stafës, pasi ai nuk ka kryer ndonjë akt heroik.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braçe shkruan se Qemal Stafa nuk është një mit por një idealist, një luftëtar, një dëshmor i atdheut.

“Në kohën e tij dy zgjidhje kishe, ose fashist e në errësirën e urrejtjes, dhunës e barbarise mbi ndryshimin si individ dhe si shoqëri, ose i majtë, komunist përballë fashizmit në një betejë humane për liri, çlirim e pavarësi!”, shkruan Braçe.

Ai shprehet se Idealistët, heronjtë dhe dëshmorët mbeten përjetë.

Braçe ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të drejtorit të Arkivave, Ardi Bido i cili tha se Qemal Stafa nuk është vrarë gjatë një atentati, por është vrarë nga xhandarmëria, duke  e thumbuar me ironi. Ai shkruan se drejtorët venë e vijnë dhe nuk i kujton askush dhe se tani janë në pikën kur duhet të venë pa kthim.

“Ne këtë vend kultura e delegjitimimit te çdo vlere kombëtare, çdo heroi e dëshmori, duhet te marrë një përgjigje më në fund! Fashizmi nuk është opinioni, por krim!”, shton ai në fund.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/05/2021 02:19

    Bravo z. Brace! Z.<<BIDE'>>,mund te jete drejtor arkivash ,por nuk besoj qe t'i kete hapur e lexuar arkivat as per kuriozitet.Po japim nje sqarim per drejtor /BIDENE'/,qe forcat e armatosura qe e rrethuan,kushdo qofshin ato, ishin nen drejtimin e urdhrat e pushtuesve fashiste dhe bashkepunetoreve te tyre.Ne ate kohe lufte,kishe vetem tre zgjidhje:1-ose te luftoje pushtuesin,2-ose te bashkepunoje me pushtuesin,3-ose te qendroje asnjanes.Qemal Stafa zgjodhi me te veshtiren,te paren dhe u sakrifikua per te.Eshte turp, qe nje birbo perdor gjuhe te ngjashme si gjuha qe Trump perdori per njerezit e vleresuar per heroizma e sakrifica ne U.S.A!Eshte turp per vendin qe njerez te tille e kolege te tyre,po perpiqen te vene ne dyshim statusin e heronjve tane nga nje ane,ndersa nga ana tjeter po perpiqen te reabilitojne figura, qe jane vertetuar me dokumente,foto e video si bashkepuntore te nazi-fashizmit.

    Përgjigju
  • fteri: 07/05/2021 17:11

    Respekt shqiptarja ,kom për lajmet që jep. E përshëndes zv/kryeministrin Erjo Braçe për vendimin e shkarkimit të këti birbos qënka edhe në krye të arkivave shtetit që godet figurën kryesore të heroive të LANCL . Qemal Stafa me heroit e dëshmorët e atdheut jan lule në altar të lirisë.Ata zunë vendin e nderit në histori të LANCL Këta luftuan si dragoi kundër armiqve të huaj dhe bashkëpuntorve të fashizmit me trimëri si bënë nëna MË ! Mallkuar qofshin ata që ulin heroizmat e herojve e dëshmorve që dhanë jetën për atdhe si me le

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?