Politikë

‘Do ngremë Qendrën e Monitorimit të Ndërtimeve’, Rama: Kantierët duhet të kenë kamera online 24 orë dhe GPS (VIDEO)

11 Korrik, 10:33| Përditesimi: 11 Korrik, 12:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama thotë se do të ngrenë një strukturë të dedikuar të quajtur Qendra e Monitorimit të Ndërtimeve. Ai tha se të gjithë kantieret e ndërtimit do të monitorohen me kamera 24 orë dhe me GPS. 

“Inspektimi i territorit në kuptimin e ndërtimeve duhet të mbështetet nga një fuqi e madhe teknokogjike me satelitët dhe dronët që kemi por edhe me një strukturë të dedikuar si Qendra e Monitorimit të Ndërtimeve. Agjencia e Zhvillimit të territorit ka përgatitur një rregullore të re për të gjitha kompanitë e ndërtimit. Do të detyrohen që për të gjitha ndërtimet që janë për qëllime fitimi, nuk flasim për shtëpinë, por për pallate e ndërtime që kanë impakte te caktuara në jetën e banorëve gjatë kohës së ndërtimit, që s’mund të lejojnë të kalojnë kufijtë  e lejeve që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit. Ashtu sikundër kantieret qoftë të gjitha llojet kantieret e ndërtimit të pajisen me GPS që të monitorohet i gjithë trafiku i tyre edhe në funksion të hedhjes aty ku duhet të mbetjeve të kantierit dhe materialeve që hyjnë edhe dalin nga kantieri ku ka evazion të konsiderueshëm.", u shpreh kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?