Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet verore.
Një nga këto qendra është edhe ajo në kalanë e Beratit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministrja Albana Koçiu teksa ka shpërndarë pamjet nga vizita në këtë qendër shkruan se ajo do të jetë e pajisur me staf mjekësor 24/7.
Postimi i plotë:
Për herë të parë, në zemër të trashëgimisë sonë kulturore Kalaja e Beratit është hapur qendra shëndetësore verore, në shërbim të vizitorëve vendas dhe të huaj gjatë gjithë sezonit turistik.
E pajisur me staf mjekësor 24/7, kjo qendër do te garantoje ndërhyrje të menjëhershme dhe kujdes cilësor për turistët dhe banorët që zgjedhin të vizitojnë këtë simbol të historisë shqiptare.
Falë bashkëpunimit me Ministrinë e Turizmit, të gjitha qendrat shëndetësore verore tashmë janë të aksesueshme përmes aplikacionit TEA, për t’i gjetur lehtësisht, kudo që të ndodheni në Shqipëri.
Shërbime më pranë njerëzve. Më shumë siguri për pushime të qeta!
Komente
