Qendra e masazheve bazë prostitucioni në ‘Astir’, i riu për Report Tv: Kam çuar shokët e mi, paguanin nga 10 mijë lekë! S’punonin vetëm 2 vajza, klientët zgjidhnin

12 Janar 2023, 15:23| Përditesimi: 12 Janar 2023, 16:36

  • Share

TIRANË- Qendra e masazheve “Eden” që vetëm emrin në reklamë kishte të tillë, nuk ishte e panjohur për banorët e zonës së ‘Astirit’. Shumë e dinin se brenda saj motër e vëlla, i shfrytëzonin  punonjëset për të ushtruar prostitucion. Report Tv arriti të intervistojë një të ri, banor të zonës, i cili duke ruajtur anonimatin thotë se ka dërguar vetë shokët e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me punonjëset e qendrës së masazhit. Sipas tij, shokët paguanin deri në 10 mijë lekë.

“Kam dëgjuar 5-6 i kamë çuar me dorën time deri te dera. I kam hap derën dhe i kam futur brenda. Kanë paguar nga 100 mijë lekë dhe kanë thënë zgjidh çfarë të duash dhe 40 mijë masazhi. Ka gati një vit që ka qenë në funksion. Shokët e mi kanë 2-3 muaj që kanë qenë. 100 mijë lekë. Me të shkuar 10 veta bëhen 1 milion lekë në ditë”, tregon një i ri.

Policia arrestoi Kristiana Halilin, tutore, dhe një punonjëse 20-vjeçare që ushtronte prostitucion, por sipas rrëfimit të të riut për Report Tv, në qendrën e kamufluar të masazheve, punonin edhe vajza të tjera.

“Tre dilnin çfarë do të zgjedhësh për masazh. Shkonin 7-8 veta në ditë. Kam parë deri në moshën 50 vjeç duke u futur. Mosha të reja më shumë. Më mirë një vend tamam se e di që paguar lekët dhe e di që hyn i pastër dhe del i pastër. I kontrollon shteti. Sa na i kanë hapur nga pallatet. Se kemi goca dhe fëmijë. Duke shfrytëzuar për prostitucion në pallat familjarësh. Zbret nga pallati dhe shikon njerëz duke hy në qendër masazhi që e di se për çfarë është”, tha i riu.

Kristos Halili 23-vjeçar vëllai i tutores 28-vjeçare administronte aktivitetin e paligjshëm dhe është shpallur në kërkim nga policia. Jashtë kamerave edhe të tjerë banorë të pallatit thonë që kishin kuptuar se në atë qendër nuk ofrohej vetëm masazh, por edhe shërbime të tjera të jashtëligjshme. Banorë të tjerë nuk e mendonin se përtej reklamës si qendër masazhesh, vajzat ushtronin edhe prostitucion.

“Nuk kemi dyshuar ndonjë gjë ne. Shteti duhet të marrë masa sepse nuk janë në të mirë të shoqërisë”, tha një banor.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar. Këtu në ‘Astir’ jam prej vitesh dhe nuk kam dëgjuar gjë. Thjesht respekt kam pasur për atë djalin. Si fytyrë e njoh. Muhabet nuk kam pasur dhe nuk di më tepër”, tregoi një tjetër.

Qendra e masazheve që operonte prej një viti në zonën e ‘Astirit’, është e vendosur në brendësi të pallateve, pranë rrugës kryesore. Edhe në rrjete sociale, kjo qendër nuk ka kursyer publikimet provokuese të vajzave apo ambienteve të saj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gerneta: 13/01/2023 06:50

    Ngelen duke i mbyllur dhe ato gjithmone do hapen por me cmime me te larta. Na ngeli thate, spo kemi ku ta njomim me gerneten.

    Përgjigju
  • cami: 12/01/2023 19:09

    a kane vellezer,,baballare keto apo jo ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?