Qendra e Vizitorëve në Butrint, studioja japoneze ‘Kengo Kuma’ fiton konkursin ndërkombëtar! Margariti: Hap i rëndësishëm drejt modernizimit

27 Prill 2023, 11:32| Përditesimi: 27 Prill 2023, 11:46

  • Share

Studioja e arkitektit japonez me famë botërore, Kengo Kuma është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për hartimin e projektit për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit. Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se qasja unike arkitekturore e studios japoneze do të jetë një vlerë e shtuar për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Po ashtu shton se përfshirja e arkitektit të madh Kengo Kuma në rrugën e transformimit rrënjësor të Shqipërisë, një tjetër konfirmim i përmbysjes së imazhit të vjetër të vendit tonë dhe i rritjes së një reputacioni dinjitoz ndërkombëtarisht.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilëson hap të rëndësishëm teksa thotë se ka pasur shprehje interesi nga 112 studio, por vetëm ishin 4 finaliste.

“Pas një pune të gjatë, mes debateve sot kemi emrin e studios dhe projektit për qendrën e vizitorëve të Butrintit. Kemi hedhur hap të rëndësishëm drejt rivitalizimit dhe modernizimit të Parkut Kombëtar të Butrintit duke mbyllur fazën e parë të konkursit ndërkombëtar”, tha Margariti.

Katër studiot finaliste ishin:

• Kengo Kuma & Associates (Japoni)
• Lahdelma & Mahlamäki Architects (Finlandë)
• Philippe PROST / AAPP (Francë)
• William Matthews Associates (Mbretëria e Bashkuar)

Titulli i projektit është ‘Urat’. Qendra rreth 1000 metra katror, do të konceptohet si porta hyrëse. Është konceptuar që të jetë 1.5 km nga hyrja aktuale për t’i dhënë frymëmarrje hyrjes në Butrint. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti nuk kurseu ironinë për opozitën duke thënë se i fton të bëhen pjesë e ndryshimit.

“Ofrimi i shërbimeve do të kërkojë më shumë punonjës dhe kjo është e rëndësishme për ne. Për shumicën që e dëshirojnë projektin, është vetëm fillimi i idesë sonë për administrimin të një pasurie që i tejkalon kufijtë e vendit tonë ndërsa për korin e kasandrave që nën qyrkun e një nacionalizmi ndonjëherë të dalë boje apo një shqiptarie false, dua të them që me dashamirësi i ftoj sot që të bëhen pjesë e epokës së re të ndryshimit”, tha Margariti.

Studioja fituese duhet që të rrisë profilin e Parkut të Butrintit dhe të promovojë këto thesare arkeologjike e kulturore të Shqipërisë. Po ashtu duhet tu përmbahet rregullave të Sitit e përfshirë në UNESCO. Bazuar në Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit (Plani i Biznesit i Zonës A3) parashikohet buxheti i përgjithshëm prej 2.9 milionë USD.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndreca: 27/04/2023 21:03

    ca dini ju per kengo kumen o budallej, ca pra?

    Përgjigju
  • Riku: 27/04/2023 12:56

    Se ku wshte aftesia qe leket e taksave me ja dhene nje investitori... mgjthate kur nuk i marrin check upet mire eshte... urime te 4 finalistet nga shtete te rendesishme... kur ka tender per gjera me rendesi te afrohen dhe te rendesishmit kur ka check up sigurisht vendalite

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/04/2023 12:01

    Tradhtar idiota që do e shkatrrojn kulturen shqipëtare…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?