Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe të koronavirusit, që do të thotë se ato kanë kaluar mbi 120 raste për 100,000 njerëz në dy javët e fundit dhe nuk mund të udhëtojnë në pjesë të tjera të Europës.
Vendet që iu shtuan listës janë Holanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria
Në të ashtuquajturën ‘Listë e Kuqe’ janë Spanja (320), Republika Çeke (267), Franca (235), Luksemburgu (189), Belgjika (171), Holanda (171), Islanda (128), Danimarka (128), Hungaria (127)
Holanda ka regjistruar 2,921 raste të reja në 24 orët e fundit. Vendi vendosi një seri masash të reja për të luftuar një valë të dytë, duke mbyllur baret dhe restorantet pas orës 10.
Shumë qytetarë, për herë të parë, do të këshillohen të vendosin maska në dyqane.
Nga sot, njerëzit duhet t’i shmangin udhëtimet jothelbësore midis këtyre tre qyteteve. Njerëzit këshillohen të punojnë nga shtëpia, ndërsa tifozët nuk do të lejohen më të marrin pjesë në ngjarje sportive.
Islanda raportoi mbi 80 raste të reja gjatë fundjavës sipas ECDC, por duke pasur parasysh popullsinë e vogël të vendit edhe rritja më e vogël e rasteve mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallën e infeksionit.