Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka dënuar sulmin fizik për shkak të detyrës ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij.
“Jemi të shokuar nga lajmi se gazetari shqiptar Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij janë sulmuar fizikisht sot rreth orës 17:00 në Lezhë, Shqipëri . Sipas Hilës, pasi e ka sulmuar, njëri prej autorëve ka goditur në kokë gruan e tij teksa ajo po merrte celularin nga toka.”- thuhet në reagimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.
Lajmi kryesor:
Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv Elvis Hila, Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin: Të tmerruar! Opozita e Avokati i Popullit: Autorët të vihen para drejtësisë
S.C/ReportTv.al